Please enter at least 3 characters.

Disa nga shërbimet në portalin uslugi.gov.mk nuk janë të disponueshme për shkak të një përditësimi

Disa nga shërbimet në Portalin Kombëtar për Shërbime Elektronike uslugi.gov.mk aktualisht nuk janë të disponueshme për shkak të arsyeve teknike dhe aktiviteteve të përmirësimit të pajisjeve.

Nga Ministria për Transformim Digjital njoftojnë se po punojnë për të eliminuar problemin dhe presin që shërbimet të rikthehen në funksion sa më shpejt të jetë e mundur.

"Po punojmë për të kapërcyer situatën dhe presim që shërbimet të jenë përsëri të disponueshme shumë shpejt", thuhet në deklaratë.

Institucioni njofton se qytetarët do të informohen në kohën e duhur për rivendosjen e funksionalitetit të plotë të portalit./Telegrafi/