Please enter at least 3 characters.

Diola Dosti dhe Eroll Belegu bien në sy në dasmën e Teuta Rugovës me veshje të kombinuara

Teuta Rugova, vajza e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është martuar sot me partnerin e saj, Agron Nikë Gjeloshaj, në një ceremoni të mbushur me ndjenjë e solemnitet të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ceremonia martesore është zhvilluar në praninë e familjarëve, miqve të afërt dhe figurave të njohura të jetës publike e kulturore në vend, duke i dhënë kësaj dite një atmosferë të veçantë dhe të paharrueshme.

Në mesin e të ftuarve, vëmendje të veçantë ka tërhequr çifti i njohur, biznesmeni Eroll Belegu dhe partnerja e tij, Diola Dosti.

Foto: Diola Dosti/Instagram

Dyshja ishte kombinuar në veshje me ngjyrë portokalli, duke sjellë një prekje stili në këtë ngjarje festive.

Diola kishte zgjedhur një fustan elegant portokalli, i kompletuar me një pjesë në formë shalli të vendosur në qafë, ndërsa Erolli kishte përshtatur veshjen e tij me një kravatë të së njëjtës ngjyrë, duke e kombinuar me një kostum elegant ngjyrë hiri.

Dasma e Teutës dhe Agronit është përjetuar si një ngjarje simbolike, duke sjellë në vëmendje trashëgiminë familjare dhe historike që mbartin emrat e tyre. /Telegrafi/

Foto: Diola Dosti/Instagram

Foto: Eroll Belegu/Instagram

Foto: Diola Dosti/Instagram

Foto: Diola Dosti/Instagram