Please enter at least 3 characters.

Dimitriev: PSP-ja vetvetiu e ka kontestuar kredibilitetin e saj

2017/03/Dimitriev-ne-Tv-Sitell-780.jpg

Kryeministri aktual i Maqedonisë, Emil Dimitriev, mbrëmë në televizionin Sitell, ka kritikuar PSP-në, duke theksuar se ky institucion u bë ekzekutori kryesor i opozitës ndaj të gjithë strukturave që nuk mendojnë ashtu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka theksuar se PSP si institucion vetë e ka kontestuar kredibilitetin e saj, sepse siç thotë Dimitriev, PSP është mjet për llogari mes partive politike.

Dimitriev, gjithashtu ka shtuar se PSP ka vendosur standard të dyfishtë sa i përket pagës së lartë. /Telegrafi/