Please enter at least 3 characters.

Dikur talenti i madh i Interit, pritet të bëhet me skuadër

2016/01/dikur-talenti-i-madh-i-interit-pritet-t-euml-b-euml-het-me-skuad-euml-r_hd.jpg

Argjentinasi e kaloi sezonin shkuar si huazim nga Interi te Sunderland që e kishin marrë si huazim me të drejt blerje për një shifër prej 10.5 milionë euro.

Por ‘Macet e Zeza’ nuk e kanë ndërmend ta blejnë mesfushorin, që e kaloi vitin me shumë lëndime.

Çështja është dërguar në FIFA dhe pritet së shpejti përgjigja, pasi lojtari ka mbetur pa skuadër dhe kalimi në San Lorenzo u bllokua.

Lojtari gjendet në Oporto dhe pret dritën e gjelbër që të nënshkruaj për skuadrën portugeze.

Pritet edhe një marrëveshje në mes të Interit dhe Sunderlandit. /Telegrafi/