Please enter at least 3 characters.

Digjet shtëpia, 10 anëtarët e familjes në qiell të hapur

2016/11/digjet_banesa1.jpg

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mzi në Fushë Arrëz.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike.

Sipas raportimeve, mësohet se në banesë jetonte një familje e përbërë nga 10 anëtarë, dhe pas shkrumbimit të shtëpisë, ata kanë mbetur në qiell të hapur.

Prendush Sokoli është pronari i shtëpisë ku jetonte familja e përbërë nga 10 anëtarë. /Telegrafi/