Digjet qëllimshëm pema e Krishtlindjeve në New York
08/12/2021
Një pemë e Krishtlindjeve është djegur para ndërtesës së mediumit FOX News në New York. Raportohet se 49-vjeçari që dogji pemën është arrestuar nga policia amerikane.
Pema, e cila u dekorua me drita shumëngjyrëshe për Krishtlindje në afërsi të ndërtesave ku ndodhen edhe disa media të tjera në Manhatan.
Momentet kur një person i vuri zjarrin pemës së Krishtlindjes të gjatë 15 metra janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Departamenti i policisë njujorkeze njoftoi burri që dogji pemën e Krishtlindjes u arrestua dhe po merret në pyetje gjersa kanë filluar edhe hetimet.
Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për shkakun e zjarrvënies. /Telegrafi/


