Digjet një shtëpi në Skenderaj
20/12/2018
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri për shkaqe të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:00 në fshatin Klinë e Poshtme, Skenderaj.
Siç thuhet në raportin e policisë, si pasojë e zjarrit është djegur pullazi dhe një kat i shtëpisë. /Telegrafi.


