Please enter at least 3 characters.

Digjen tre makina në Shkup

2016/07/zjarr-makina.jpg

Tre makina janë djegur mbrëmë në orën 21:56 në rrugën "23 Tetori" në Shkup, njoftojnë nga policia.

Makinat që janë djegur janë të llojit "Volkswagen Sharan" - nën pronësi të A.B (33), "Peugeot 308" - nën pronësi të A.N dhe "Ford Fiesta" - nën pronësi të A.J (76), të gjitha me regjistrim të Shkupit.

Hetim në vendin e ngjarjes policia do të kryejë gjatë ditës së sotme./Telegrafi/