Please enter at least 3 characters.

Diego Simeone i shpëton penalizmit me ndeshje, dënohet vetëm me para

2019/03/GettyImages-1127061093-e1551968559103.jpg
267:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 24: Diego Simeone, Manager of Atletico Madrid looks on prior to the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Villarreal CF at Wanda Metropolitano on February 24, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone do të jetë në gjendje të drejtojë skuadrën në sfidën e Ligës së Kampionëve.

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit i ka shpëtuar një dënimi pas një gjesti të pahijshëm që bëri në takimin e parë kundër Juventusit.

Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s njoftoi të enjten se Simeone është dënuar me para, ku shuma kap shifrat e njëzet mijë eurove.

Ish-mesfushor i Interit dhe Lazios shkaktoi polemika gjatë festimit të një goli të shënuar të madrilenëve, duke u kthyer në drejtim të tifozëve në Wanda Metropolitano dhe prekur testikujt.

Edhe pse këmbënguli se gjestin e kishte bërë me gjithë zemër, shumë e konsideruan atë si një protestë ndaj VAR-it, e cila gjë në të kaluarën e kishte dënuar me mos paraqitje në bankën rezervë.

Megjithatë, AS shpjegon se argjentinasi mori pjesë në seancë dhe kërkoi ndjesë për veprimet, duke argumentuar se ishte një reagim spontan, i cili theksonte karakterin e ekipit të tij.

Ndryshe, ndeshja e dytë e mes spanjollëve dhe italianëve zhvillohet në Torino të martën e ardhshme, ku Atletico në takimin e parë kishte triumfuar me rezultat 2-0. /Telegrafi/