Dhurata: Kënga me Librin, sukses i vërtetë
20/04/2011
E pyetur se çfarë mendon për këngën “Dance Flow” e cila është në bashkëpunim me Librin dhe Ukin, Dhurata tha: “Jam tepër e kënaqur me realizimin e këngës, është pritur mirë nga publiku. Për ‘beatin’ e këngës është përkujdesur White. OG, ndërsa për tekstin të gjithë”.
Dhurata është këngëtare që jeton në Gjermani dhe që merret me muzikë që një kohë të gjatë, ndërsa talenti i saj nuk ka mbetur pa u konkretizuar në disa hite. Së fundmi, pos këngës pjesmarrëse në Top Fest, ajo lansoi edhe këngën e re të titulluar “Summer Love”./Telegrafi/


