Please enter at least 3 characters.

Dhuna e tifozëve spanjollë, vdes një tifoz i Deportivos (Video)

2016/01/dhuna-e-tifoz-euml-ve-spanjoll-euml-vdes-nj-euml-tifoz-i-deportivos-video_hd.jpg

Tifozi 43 vjeçar, i cili ende nuk është identifikuar me emër, është dashur të nxirret nga lumi i ftohtë Manzanares afër stadiumit Vicente Calderon, ndërsa ka pësuar arrest kardiak, hipotermi dhe lëndime në kokë, kanë thënë shërbimet emergjente, transmeton Koha.

Burimet spitalore më vonë kanë thënë se ai ka vdekur pak pas orës 13:00, pasi nuk kishte reaguar ndaj përpjekjeve për ta rikthyer atë në jetë.

Edhe 11 persona tjerë kanë kërkuar trajtim mjekësor kryesisht me lëndime të lehta trupore, përfshi edhe një police femër që e kishte thyer dorën. Njëzet persona janë arrestuar, ndërsa edhe 100 të tjerë do të shoqërohen nga policia.

Presidenti i Deportivos, Tino Fernandez, ka thënë se klubet duhet të bëjnë më shumë për të siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin, ndërsa i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit. /Telegrafi/