Please enter at least 3 characters.

Dhjetëra pelegrinë indianë humbën jetën, pasi një autobus u përplas me një cisternë nafte në Arabinë Saudite

Të paktën 45 myslimanë indianë kanë gjetur vdekjen pasi një autobus që i transportonte ata midis vendeve të pelegrinazhit në Arabinë Saudite ka pësuar aksident.

Autobusi u përplas me një cisternë nafte në një autostradë ndërsa udhëtonte nga qyteti i shenjtë i Mekës në Medinë të hënën, sipas raportimeve të mediave indiane, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

"Aksidenti tragjik me autobus që përfshinte pelegrinët indianë në Arabinë Saudite është thellësisht shqetësues", u tha gazetarëve VC Sajjanar, komisioner i policisë për qytetin e Hyderabadit, nga ku raportohet se vinin shumë nga qytetarët indianë.

"Sipas informacioneve paraprake, 46 persona po udhëtonin në autobus në kohën e incidentit dhe, për fat të keq, vetëm një person mbijetoi".

Shumica e viktimave ishin nga dy familje, shtoi ai.

Diplomatët dhe politikanët shprehën ngushëllimet e tyre për incidentin "tragjik".

Kryeministri Narendra Modi shkroi në mediat sociale se ishte "thellësisht i trishtuar", se "mendimet e tij janë me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre". /Telegrafi/