Dhjetë transferimet më interesante që ndodhën në orët e fundit të afatit kalimtar në Ligën Premier
08/08/2019
Është mbyllur afati kalimtar në Angli të enjten pasdite, ku nuk kanë munguar goditjet e mëdha në minutat e fundit.
Si gjithmonë orët e fundit janë më intensive me blerje nga klubet që shpesh edhe befasojnë.
David Luiz, Giovani Lo Celso, Danny Drinkwater dhe Dennis Praet u bën me klube të reja në Ligën Premier.
Edhe pse flitet që Alex Iwobi ka kaluar në Everton, ende mungon zyrtarizmi i tij.
Telegrafi më poshtë ua sjell 10 transferimet më interesante të orëve të fundit, ku nuk mungon edhe kalimi i Meritan Shabanit te Wolves. /Telegrafi/


