Ndërsa Gjermania feston 30 vjetorin e ribashkimit të saj, ne hedhim një vështrim në fotografitë që kapin këto ndryshime historike në jetën e vendit.
Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, kjo përzgjedhje fillon me fotografinë që paraqet një moment kyç përpara bashkimit: më 12 qershor 1987, presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan iu drejtua njerëzve të Berlinit Perëndimor në Portën e Brandenburgut pranë murit të Berlinit.
"Prisheni këtë mur!" ishte porosia e tij e famshme për udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov.
Dhe deklarata që Reagani bëri atë ditë konsiderohet nga shumë si diçka për të pohuar fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë dhe rënien e komunizmit.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë rënien e murit të Berlinit, festimin e bashkimit, protestat kundër tij dhe shumë momente të tjera të paharrueshme. /Telegrafi/
Të rinjtë Berliner tundin flamuj gjermanë gjatë kremtimit të ribashkimit të vendit në Portën e Brandenburgut, Berlin. 3 tetor 1990 - Gilles Leimdorger/AFP Presidenti i SHBA-së, Ronald Reagan u drejtohet njerëzve të Berlinit Perëndimor në bazën e Portës së Brandenburgut, pranë murit të Berlinit. 12 qershor 1987 - Majk Sargent/AFP Berlinezët lindorë qëndrojnë në majë të Murit të Berlinit pranë Portës së Brandenburgut, pasi u hapën dy vendkalime. Muri i Berlinit ra 29 vjet pasi u ndërtua. 22 dhjetor 1989 - Michael Lipchitz/AP Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kohl, qëndron së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Gjermanisë Lindore, Hans Modrow, gjatë ceremonisë së hapjes së Murit të Berlinit. 22 dhjetor 1989 - Foto/AP Një grua e ulur mbi shpatullat e një burri duke "nxjerrë" një copë të Murit të Berlinit, Gjermani. 6 janar 1990 - Lutz Schmidt/AP Nënshkrimi i traktatit për ribashkimin gjerman në Moskë, Rusi më 12 shtator 1990 - Vitaly Armand/AFP Rreth njëmijë njerëz demonstruan kundër ribashkimit gjerman në Alexander Platz, në ish-Berlinin Lindor, më 03 tetor 1990 - Gilles Leimdorfer/AFP Foto e realizuar në vitin 1990 e portës së Brandenburgut në Berlinin Lindor, disa ditë pas bashkimit gjerman - AFP 15 vjet pas bashkimit të Gjermanisë natyra mbizotëron mbi pllakat prej betoni të ish "Rripit të vdekjes" midis Gjermanisë lindore dhe perëndimore. 29 shtator 2005 - Fabien Novial/AFP Dy punonjës heqin rërën nga mjekra dhe sytë e kokës gjigante të Leninit në Berlin, Gjermani. 10 shtator 2015 - Gregor Fisher/AP