Please enter at least 3 characters.

Dhjetë fakte për të shkuarën e Putinit (Foto)

2016/01/dhjet-euml-fakte-p-euml-r-t-euml-shkuar-euml-n-e-putinit-foto_hd.jpg

LEXO PO ASHTU: Ngritja e Putinit në pushtet: Spiuni i vogël, sherri i madh!? (Video)
LEXO PO ASHTU:
Kërkonte punë si shofer, u bë kryeministër
LEXO PO ASHTU:
Për dikë i çmendur, për të tjerët dinak: Kush është Vladimir Putin?

1. Vladimir Putin u rrit në një apartament të përbashkët, të ndarë midis tre familjeve, në Shën Pjetërsburg (asokohe i njohur si Leningrad) dhe thotë se mban mend të ketë gjuajtur minj.

2. Gjyshi i Putinit punonte si shef kuzhine në shtëpinë e Leninit dhe më vonë gati për Stanilin disa herë.

3. Putini fitoi një rrip të zi në xhudo kur ishte 18 vjeç dhe ende i praktikon artet parciale, që i përshkruan si një filozofi jete.

4. Putini i dashuron romanet me spiunazh dhe njëherë ka thënë se “ajo që më mahniti më shumë ishte sesi përpjekjet e një burri mund të arrinin atë që ushtri të tëra nuk mundeshin”.

5. Ai u bashkua me KGB-në menjëherë pas universitetit dhe i kaloi vitet 1980 duke ndihmuar policinë sekrete sovjetike për të rekrutuar spiunë në Perëndim.

6. Putini i dashuron qentë dhe i merr ata edhe në bisedimet politike, siç sugjerojnë disa, për të trembur liderët e rinj të botës.

7. Ai flet rrjedhshëm gjermanisht, por nuk është shumë i zoti në anglisht.

8. Putini dhe gruaja e tij shpallën divorcin në vitin 2013, gjatë intervalit të një baleti.

9. Putini ka dy vajza, por jeta e tyre është mbajtur sekret. Ato kanë shkuar në universitet me emra të tjerë. Profesionet dhe vendet ku ato qëndrojnë janë të panjohura.

10. Ai është një i krishterë ortodoks dhe e shpreh besimin e tij në terma kontradiktore, për shembull, duke e vendosur martesën brenda të njëjtit seks në të njëjtin nivel me besimin te Djalli. /Shekulli/