Please enter at least 3 characters.

Dhëndrit i ra të fikët kur po pritej torta – pamje që janë bërë virale, që vijnë nga një dasmë në Turqi

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale të cilat thuhet se vijnë nga një dasmë në Şırnak të Turqisë, janë bërë shpejt virale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një dhëndrin, i cili nuk kishte fjetur për dy ditë, të cilit i ra të fikët gjatë ceremonisë së prerjes së tortës në dasmë.

Pamjet e kapura me një telefon celular tregojnë momentet kur dhëndri u shpëtua nga rënia mbi tortë dhe u mbajt nga të ftuarit dhe nusja pikërisht kur ishte gati të rrëzohej.

Sipas pretendimeve në lidhje me dhëndrin, u mësua se ai nuk kishte fjetur për dy ditë për shkak të përgatitjeve të dasmës dhe stresit.

Më tej është bërë e ditur se dhëndri, i cili u vlerësua se kishte rënë të fikët për shkak të lodhjes dhe stresit, u “shërua” shpejt. /Telegrafi/