Please enter at least 3 characters.

Devolli Corporation pjesëmarrës në Samitin SelectUSA

2016/01/image-9a281c6f3faf912b5435b13f2e45caad033131a3a4203db1efd6001f65fa7fcd-V.jpg

Delegacioni nga Devolli Corporation ishte pjesëmarës në Samitin SelectUSA i organizuar nga Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Ky event mblodhi mbi 2500 të ftuar nga e mbarë bota. Personalitet më të rëndësishme të politikës dhe biznesit amerikan ju drejtuan pjesmarrësve me fjalim rasti, ndër ta edhe Presidenti Barack Obama, Sekretari i Shtetit John Kerry, Sekretari i Tregtisë Penny Pritzker, Sipermarrësit Warren Buffett, Eric Schmidt, Pete Selleck, David Rubenstein, etj.

Qëllimi i këtij Samiti vjetor është të inkurajohen investitorët e jashtëm që të investojnë në SHBA, aty paraqiten mundësit dhe potencialet e shtetit me të fortë në botë në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Devolli Corporation ishte e vetmja kompani Kosovare pjesmarrëse në këtë Samit. /Telegrafi/