Please enter at least 3 characters.

Detyra në shkollë me ChatGPT? Psikologët ngrenë alarmin për kreativitetin dhe vetëbesimin

Inteligjenca artificiale – një zgjidhje efikase apo një rrugë që të çon në përtacinë e të menduarit?

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga nxënësit në Shqipëri, për psikologët mbart ndikim negativ në shëndetin psikologjik, duke i bërë më pak kreativë, dembelë në të menduarit kritik dhe në mënyrë të pavarur.

I këtij mendimi është psikologia Sonila Jahupashi.

Të rinjtë sot janë gjithë kohën në telefon dhe çdo pyetje që u lindur në kokë vazhdojnë dhe pyesin ChatGPT. I ul motivimin për të menduar në mënyrë të pavarur. Kur përdorim dhe marrim direkt përgjigje të caktuara, nxënësit nuk mësojnë të analizojnë, që është shumë e rëndësishme. Një gjë tjetër është mashtrimi akademik. Jo gjithçka që ChatGPT na ofron është shkencërisht e vërtetuar. Ndikimi psikologjik… është ulja e vetëbesimit dhe e aftësisë personale”, thotë psikologia Jahupashi.

Ky shqetësim mbështetet edhe nga prindërit.

Përdorimi i inteligjencës artificiale nga të rinjtë po i ndan institucionet arsimore në qasjen përballë teknologjisë. Shumë shkolla në botë janë duke e përqafuar si mjet mësimor që u vjen në ndihmë, ndërsa shumë të tjera kanë marrë masa me vendosjen e rregullave të rrepta për të ndaluar kopjimin./RTSH