Dëshpëruese, tifozëve të Kosovës iu ndalohen simbolet Kuq e Zi në stadium (Video)
05/09/2016
Pak minuta na ndajnë nga takimi mes Finlandës dhe Kosovës, i vlefshëm për ‘Rusi 2018’.
Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, në këtë takim nuk do të lejohen simbolet Kuq e Zi të Kombëtares së Shqipërisë.
Tashmë edhe organizatorët kanë marrë masat e duhura, duke i kujtuar tifozëve që mos të fusin simbole kombëtare.
Kjo ishte dëshpëruese, pasi shumica e tifozëve kanë marrë me veti simbole kombëtare. /Telegrafi/


