Please enter at least 3 characters.

Deschamps: Nuk bëmë gjithçka mirë, por jemi kampionë bote

2018/07/Didier-Deschamps-1.jpg
120:" during the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia.
15:"Matthias Hangst

Didier Deschamps e ka komentuar triumfin e Francës në finalen e Kampionatit Botëror kundër Kroacisë.

Les Bleus fituan me rezultat 4-2 dhe u shpallën kampionë bote për të dytën herë në histori.

(Foto: Getty Images)

"Kam pasur një ekip shumë të ri, 14 prej tyre kanë qenë në një rrugëtim zbulimi (për herë të parë) në Kampionatin Botëror. Mirëpo, cilësitë ishin aty".

lexo po astu

"Burimi im i krenarisë me këtë grup është që kemi arritur të kemi qëndrimin e duhur për një turne të këtillë. E përsëris gjatë gjithë kohës: Mos u dorëzoni kurrë, mos u dorëzoni nga asgjë".

"Natyrisht se ekzistojnë momente jopërsosmërie dhe sot (e diel) nuk bëmë gjithçka mirë, por ne kemi cilësi mendore dhe psikologjike që ishin vendimtare për këtë Kupë të Botës".

(Foto: Getty Images)

"Në gjysmën e parë të kësaj finaleje nuk luajtëm shumë mirë, mirëpo ishim në epërsi prej 2-1".

"Prandaj, pyetja që bëhet gjithmonë është: A është Franca kampion i bukur? Si të them, ne jemi kampionë bote dhe Franca do të jetë në krye të botës në katër vitet e ardhshëm. Kjo nuk duhet harruar", është shprehur Deschamps. /Telegrafi/