Please enter at least 3 characters.

Derisa po shijon suksesin e "200 ditë", Capital T paralajmëron këngën e re

2019/05/truekapo_59490459_439827683467038_3576132622189672682_n-e1558453059286.jpg

Capital T para pak ditëve e ka sjellë një version të ri, të përpunuar të hitit të dikurshëm të bendit "TNT", "200 ditë".

Ky version i ri i Trim Ademit u prit mjaft mirë nga publiku dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion shikime në YouTube .

Kapo përderisa është duke e shijuar suksesin e kësaj kënge bën të ditur se është duke punuar në projektin e ri. "200 ditë i ka bërë një milion, unë jam në proces të këngës tjetër", ka shkruar ai në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Trimi nuk ka dhënë detaje më të hollësishme, por rëndom ndodh që projektet e tij të shndërrohen menjëherë në hite.

Ndërkohë, fansat u bënë kureshtarë për të mësuar nëse do të vijë me ndonjë bashkëpunim apo me këngë solo, gjë që pritet të mësohet në vazhdim. /Telegrafi/