Please enter at least 3 characters.

Derisa po bënte shoping i shpërthyen ujërat, gruaja lind foshnjën në rrugë dhe niset këmbë në shtëpi thuajse nuk ndodhi asgjë (Video, +18)

2017/09/1-42.jpg

Pamjet e një video që së fundmi po qarkullon në rrjetet sociale ka shokuar botën, për faktin se në të shfaqet një grua nga Kina e cila sjell në jetë foshnjën në rrugë.

Ajo ishte duke bërë shoping në qytetin Yunfu, në provincën Guangdong, kur i shpërthyen ujërat, transmeton Telegrafi.

Dhe sapo solli në jetë fëmijën, ajo ngrit në këmbë duke mbajtur me njërën dorë foshnjën kurse me tjetrën gjësendet që i kishte blerë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes thuajse nuk kishte ndodhur asgjë.

Por është interesant fakti se si derisa ajo po sillte në jetë foshnjën, kalimtarët e rastit po e shikonin të habitur, kurse ekipet e mjekëve që arritën me vonesë, shihen duke ia mbështjellë foshnjën. /Telegrafi/