Please enter at least 3 characters.

Derisa Kidman detyrohet ta mbulojë trupin për t’u mbrojtur nga dielli, burri i saj ekspozon me krenari fizikun në moshën 56 vjeçare

2023/03/nicolefk.jpg

Aktorja Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, Keith Urban, janë fotografuar këto ditë në plazhet e Sydneyt.

Sipas Daily Mail, yjet kanë shijuar një udhëtim familjar me dy vajzat e tyre, Faith Margaret dhe Sunday Rose.

55-vjeçarja është shfaqur në plazh me kostum të zi që ia mbulonte pjesën e sipërme madje me jakë, derisa pjesa e poshtme ishte e shkurtër duke ia ekspozuar këmbët.

(Foto: BackGrid)

Në kokë ka mbajtur një kapelë të thurur për t’u mbrojtur nga dielli, si edhe syza.

(Foto: BackGrid)

Në të kaluarën, aktorja hollivudiane ka rrëfyer se “e urren diellin”, sepse ndikon keq në lëkurën e saj të zbehtë.

Ndryshe nga Nicole, e cila duhej të mbulonte trupin për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, burri i saj, muzikanti Keith Urban, e ka treguar me krenari trupin e tij në moshën 56-vjeçare. /Telegrafi/

(Foto: BackGrid)

(Foto: BackGrid)

(Foto: BackGrid)