Please enter at least 3 characters.

Deri në 30 mijë euro gjobë për operatorët që nuk zbatuan kodin

2018/11/Kreshnik-Gashi-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg
14:"Ridvan Slivova

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike Postare (ARKEP) kësaj here nuk ka qëndruar “symbyllur” karshi operatorëve të telefonisë mobile që nuk respektuan 31 tetorin si afat të fundit kohor për zbatimin e kodit shtetëror në tërësi.

Përveç vërejtjes përfundimtare, Bordi i këtij institucioni nga mesi i janarit të vitit të ardhshëm do të aplikojë masën ndëshkuese ndaj operatorëve prej 10 mijë eurosh në muaj e që potencialisht, duke iu referuar deklaratave të drejtorit të Bordit të ARKEP-it Kreshnik Gashit, mund të shkojë deri në 30 mijë euro.

Kështu ka paralajmëruar drejtori i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi. /Zëri/Telegrafi/