Derbi zhvillohet në Suharekë, orari i xhiros së 24-të në Superligë
12/03/2026
Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 24-të që janë në program për t'u zhvilluar këtë fundjavë.
Në këtë xhiro vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar është në Suharekë, ku përballë njëra tjetrës janë Ballkani dhe Drita, dy konkurrentë për titullin e kampionit.
Gjithsesi tre duele do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera ditën e diel.
Gjilani takohet me Drenicën ku synon të vazhdojë serinë pozitive.
Në kryeqytet do të ketë derbi lokal, me Prishtinën që pret Prishtinën e Re, derisa Malisheva përballet me Ferizajn.
Të dielën në program janë dy sfida të tjera, me Ballkanin që është nikoqire e Dritës, derisa Dukagjini pret Llapin.
Të gjitha duelet e xhiros së 24-të zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/


