Please enter at least 3 characters.

Derbi londinez për shërbimet e Richarlisonit

2017/11/GettyImages-870560270.jpg
263:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 05: Richarlison de Andrade of Watford celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Everton and Watford at Goodison Park on November 5, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Watfordit, brazilianin Richarlison.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Topçinjtë janë vendosur të hyjnë në garën për të talentin brazilian të Watfordit.

Kjo duket të jetë një luftë direkte me rivalët e hidhur lokal të Tottenhamit për sulmuesin 20-vjeçar nga Amerika e Jugut.

Spurs kanë qenë shumë të lidhur me një lëvizje për Richarlison, i cili ka qenë një zbulim në sezonin e tij të parë në Angli, më saktë në Ligën Premier.

Richarlison befasoi Wengerin në ndeshje ndaj Arsenalit (Getty Images)

Kjo pasi Richarlison ka shënuar plot katër herë në 11 ndeshje të ligës, teksa ka dhuruar edhe disa asistime.

Por, edhe Arsenali kanë shikuar nga afër lojtarin e Watfordit, i cili u nënshkrua për 11.5 milionë funte nga Fluminense dhe tani janë të bindur se do të ishte një përshtatje e përsosur në Emirates.

Richarlison ra në syrin e Arsene Wengerit në fitoren 2-1 të Watfordit ndaj Topçinjve muajin e kaluar dhe fakti që ai luan në të majtë të sulmit për meshkujt e Marco Silva, e bën atë edhe më tërheqës për londinezët e veriut.

Kjo pasi, Arsenali rrezikon të humbasë dyshen ofensive, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. /Telegrafi/