Please enter at least 3 characters.

Dënohet shkolla e Radovishit dhe drejtoresha, lejuan iftarin në hapësira shkollore

2016/12/nxenes.jpg

Shkolla fillore "Kërste Petkov Misirkov", në Radovish, si edhe drejtoresha Ollgica Stojanova do të gjobiten, për shkak të lejimit të iftarit në hapësirat shkollore.

Vendimi vjen nga Inspektorati shtetëror i Arsimit, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, pas reagimit të opinionit.

Sipas të dhënave, shkolla është dënuar me 1600 euro, kurse drejtoresha me 1120 euro.

Përndryshe, të enjten e kaluar, në ora 19:00, në shkollën e lartpërmendur ishte shtruar iftar./Telegrafi/