Please enter at least 3 characters.

Dëmtohet baneri “Liria ka emër” i cili ishte vendosur në Graçanicë

2020/11/125465401_1016514478826852_2133773494039633089_n-e1605600397784.png

Baneri me mbishkrimin “Liria ka emër” i cili ishte vendosur në hyrje të Graçanicës është dëmtuar sot nga persona të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të Policisë së Kosovës, ndërkaq zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion nga ana e tyre.

Vendosja e këtij baneri ditë më parë ka ngritur reagime të shumta, derisa, është kërkuar që ai të hiqet edhe nga kreu i kësaj komune, duke u cilësuar si provokim për banorët. /Telegrafi/