Please enter at least 3 characters.

Demolohet vetura e zëdhënëses së OBRM-PDUKM-së

2023/07/363016016_761726922627879_2610472288652842438_n-1-e1690204557443.jpg

Zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, njëherë edhe anëtare e Komitetit Qendror të kësaj partie, Maria Miteva ka shpërndarë fotografi nga vetura e saj, e cila është demoluar.

Miteva thotë se këtë po e bëjnë kundërshtarët politikë.

“Mëngjesi i së hënës për mua dhe familjen time filloi kështu, e gjeta automjetin tim të copëtuar dhe të demoluar.

Ata padyshim janë në panik dhe të frikësuar, kështu që filluan të na trembin sepse e dinë se do të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet”, ka shkruar Miteva.