Please enter at least 3 characters.

Dembele ka marrëveshje personale me Juventusin, por ai ëndërron të transferohet te një skuadër tjetër

2021/12/GettyImages-1360278583-scaled-1.jpg

Ousmane Dembele ka vendosur të largohet përfundimisht nga Barcelona në fund të sezonit.

Sulmuesi francez nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe pas pesë viteve të kaluara në Camp Nou do të largohet.

Mediat e ndryshme në Spanjë dhe Itali kanë raportuar se tani francezi ka arritur një marrëveshje personale me gjigantin italian Juventusin.

Por Juventusi nuk është ëndrra e madhe e Dembeles, pasi francezi ëndërron të rikthehet në Ligue 1.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo ëndrra e Dembeles mbetet transferimi në Parc de Princes te Paris Saint Germain.

24-vjeçari është duke pritur një ofertë nga PSG dhe nëse ajo vjen atëherë mund ta prish marrëveshjen që ka me Zonjën e Vjetër për t'iu bashkuar gjigantit francez.

Kujtojmë që reprezentuesi francez në vitin 2015 kishte bërë debutimin në Ligue 1 me Stade Rennes, para se një vit më vonë të kaloj te Borussia Dortmund për 35 milionë euro, e në vitin 2017 iu bashkua Barcelonës për 135 milionë euro të tjera. /Telegrafi/