Please enter at least 3 characters.

Deliu: Të merren masa për vdekjet në vendet e punës

2017/03/Blerta-Deliu-Kodra-seanca-e-kuvendit-24-mars-foto-Ridvan-Slivova-34.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në seancë të Kuvendit të Kosovës tha se duhet të merren masa kundër vdekjeve në vendet e punës.

Ajo tha se rritja e vdekjeve në vendeve të punës është shqetësuese.

Ky Kuvend ka diskutuar disa herë për shkeljen e të drejtave të punëtorëve. Rritja e vdekjeve në vendeve të punës është shqetësuese për vdekjeve të punës. Deri më tani raportohet se janë mbi 20 vdekje në vendet e punës, prandaj kërkoj nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, që ky numër të zvogëlohet e jo të mos ketë rritje krahasuar me vitet paraprake”, tha Deliu-Kodra.

Sipas të dhënave, ndërtimtaria është sektori me vdekjet dhe lëndimet më të mëdha të punëtorëve. /Telegrafi/