Please enter at least 3 characters.

Delegacioni i Parlamentit të Çekisë sot për vizitë në Maqedoni

2016/03/Shkupi-qyteti-foto-kualitet.jpg

Një delegacion i Komisionit për siguri të Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Çekisë sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarët e delegacionit në Kuvendin e RM-së do të takohen me Sasho Aqimovskin, kryetar i Komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë dhe anëtarëve të këtij trupi kuvendor, si dhe me Petre Shilegov, kryetarin e grupit parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin çek. /Telegrafi/