Please enter at least 3 characters.

Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

2017/06/Greg-Delawie-Ambasadori-i-ShBA-ve-foto-ridvan-slivova-5.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka përshendetur anëtarësimin zyrtar to Malit e Zi në Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Delawie, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social "Twitter", ka shkruar se, anëtarësimi i shtetit malazez në NATO është një lajm shumë i mirë edhe për Kosovën.

“Urime Malit të Zi - anëtarit të 29 të NATO-s. Lajm shumë i mirë për Kosovën që të ketë një tjetër anëtar të NATO-s, fqinj në kufirin perëndimor”, ka shkruar Delawie.

Pas Shqipërisë, që u anëtarësua në vitin 2009 në NATO, Mali i Zi bëhet vendi i dytë i Ballkani Perëndimore, pjesë e kësaj aleance.