Please enter at least 3 characters.

Del Piero: Modric e meritoi çmimin e UEFA-s, Ronaldo është dashur të shkonte në ceremoni

2018/09/LukaModricRonaldo-e1535978688539.jpg
354:"MADRID, SPAIN - FEBRUARY 13: Cristiano Ronaldo (R) of Real Madrid CF jokes with his teammate Luka Modric (L) during a training session at Valdebebas training ground ahead their Round of 16 first leg UEFA Champions League match against Paris Saint-Germain Football Club on February 13, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, mendon se Luka Modrici e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë dhe se Cristiano Ronaldo ka gabuar që nuk ka shkuar në ceremoninë e UEFA-s.

Është raportuar se superylli portugez vendosi të mos shkonte për faktin se nuk ia dhanë atij çmimin.

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

"Dhënia e çmimit për Luka Modricin, ishte vendim i duhur", ka thënë Del Piero për Sky Sport Italia.

"Nëse ai (Ronaldo) do të shkonte, nuk do të kishte kundërthënie. Nëse ka kundërthënie, kjo do të thotë se ka pasur ndonjë ngatërresë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur".

"E di se edhe unë do të hidhërohesha po të mos e fitoja çmimin, mirëpo të mos shkosh është diçka krejt tjetër", ka thënë tutje sulmuesi legjendar.

Alessandro Del Piero (Foto: Getty Images)

Del Piero ka folur edhe për paraqitjen e Ronaldos në Serie A duke theksuar se sistemet mbrojtëse në Itali janë ndër më të mirat në botë, prandaj ia kanë pamundësuar që të shënojë në tri javët e para.

"Ai premton se do të luajë shumë më mirë në pjesën e dytë të sezon, për më shumë do të jetë ndryshe në Ligën e Kampionëve".

"Në Evropë, do të ketë më shumë hapësirë dhe skuadrat do të duan ta mbajnë më shumë topin, ashtu që do të ketë vend për kundërsulme", ka thënë Del Piero duke theksuar se edhe në fillim të sezonit të kaluar Ronaldo nuk shënoi shumë gola, por pastaj shpërtheu. /Telegrafi/