Please enter at least 3 characters.

Del nga rruga në përpjekje për të shpëtuar nga policia, detaje nga aksidenti me tetë viktima në Këlcyrë

2024/04/akident-1.jpg

Kanë dalë ne media pamje dhe informacione më të detajuara nga ngjarja e rëndë në jug të Shqipërisë, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi aksidenti tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqar të Këlcyrës.

Makina tip Benz e drejtuar nga Sokol Ismeti, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ka dalë nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Vjosë, për të shpërthyer më pas në flakë.

Në vendngjarje humbën jetën menjëherë shtatë emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit Sokol Ismeti.

Dyshohet se Ismeti në përpjekje për t’iu larguar policisë e ka drejtuar mjetin e tij me 180 km në orë, i cili tashmë është kthyer në një pirg hekurishtesh, çka tregon se përplasja ka qenë tepër e fortë, raporton A2 CNN. /Telegrafi/