Please enter at least 3 characters.

Deklarata e Whyte pas fitores: Kam përjetuar një ferr në muajt e fundit

2019/12/DillianWhyteshpine.jpg
300:"DIRIYAH, SAUDI ARABIA - DECEMBER 07: Dillian Whyte enters the ring prior to the Heavyweight fight between Dillian Whyte and Mariusz Wach during the Matchroom Boxing 'Clash on the Dunes' show at the Diriyah Season on December 07, 2019 in Diriyah, Saudi Arabia (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Dillian Whyte është kthyer për të arritur fitore në kategorinë e peshave të rënda në boks duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Mariusz Wach.

Boksieri britanik ka pasur probleme të shumta në muajt e fundit, mes tyre edhe ishte akuzuar për mashtrim me doping, mirëpo ditë më parë u tërhoqën akuzat dhe ai reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke regjistruar fitore.

"Në gjashtë muajt e fundit njerëzit më kanë bërë dredhi majtas, djathtas dhe në mes. Kam përjetuar një ferr në këto muajt e fundit".

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

"Erdha në vëmendje brenda tri javësh. Shkova nga të qenit hero, u bëra askush. Faleminderit Eddiet dhe Sky dhe princit Khaled dhe Omar që më sollën këtu".

"Më vjen keq që nuk arrita ta nokautoj", ka deklaruar Whyte pas fitores së arritur ndaj Mariusz Wach në Diriyah Arena të Arabisë Saudite. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)