Deda: Asociacioni i Komunave Serbe krijon edhe një Bosnje
23/06/2015
"Pra, nuk themi – kjo nuk është federalizëm, por shkon drejt asaj rruge", tha Ilir Deda për televizionin N1, transmeton Telegrafi.
Deda tha më tutje se komunat me shumicë serbe kërkojnë që kolektivisht t’i ushtrojnë kompetencat e tyre, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës.
"Marrëveshja në Bruksel u jep të drejta komunave me shumicë serbe që në mënyrë kolektive të kryejnë detyrat e tyre me anë të Asociacionit të Komunave, dhe kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet ekzistuese. Komunat nuk mund që kolektivisht t’i ushtrojnë kompetencat e tyre," tha Deda. /Telegrafi/


