Please enter at least 3 characters.

De Rossi mund ta përfundojë karrierën në MLS

2019/04/GettyImages-1019500912.jpg
242:"TURIN, ITALY - AUGUST 19: Daniele De Rossi of AS Roma celebrates victory at the end of the Serie A match between Torino FC and AS Roma at Stadio Olimpico di Torino on August 19, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Daniele De Rossi duket se po e kalon stinorin e tij të fundit si futbollist i Romës.

Mesfushori italian është në vitin e tij të fundit të kontratës me Romën dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për një kontratë të re.

35-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj karrierën në elitën e futbollit amerikan, ku ofertat për të nuk mungojnë.

New York Red Bull, LA Galaxy dhe Los Angeles FC janë tri skuadrat që po duan transferimin e De Rossit në MLS.

Daniele De Rossi. (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Ish-reprezentuesi italian që nga viti 2002 është pjesë e ekipit të parë të Romës dhe nuk është larguar për asnjë moment nga Giallorosët.

Pengu më i madh i De Rossit me Romën mbetet që nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë titullin e kampionit italian.

De Rossi me fanellën e Giallorosëve ka fituar dy Kupa të Italisë dhe një tjetër Superkupë. /Telegrafi/