Please enter at least 3 characters.

De Laurentiis: As Di Maria as Balotelli nuk do t’i bashkohen Napolit

2018/07/AurelioDeLaurentiiss.jpg
232:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 05: Aurelio De Laurentiis, Chairman of Napoli SSC attend the Leaders Sport Business Summit at Stamford Bridge on October 5, 2016 in London, England. (Photo by Eamonn M. McCormack/Getty Images for Leaders)
19:"Eamonn M. McCormack

Aurelio De Laurentiis ka thënë se Napoli nuk do ta transferojë as Angel Di Marian as Mario Balotellin këtë verë, por ka thënë se portieri Francesco Bardi është një mundësi reale.

Gjatë një intervistë për Radio Kiss Kiss, kreu i Partenopei është pyetur në lidhje me tre lojtarët, si edhe për mbrojtësin e djathtë të PSV-së, Santiago Arias.

(Foto: Getty Images)

“Sa i përket Ariasit, duhet t’i zgjidhim çështjet për lojtarët jashtë BE-së, sepse duhet t’i japim kohë Meretit që të rikuperohet në qetësi”.

“A do të negociojmë për Bardin? Kjo nuk është as e vërtetë e as gënjeshtër. (Dries) Mertens nuk do të largohet, Di Maria nuk do të vijë”.

“Sa i përket Balotellit, jam duke e thënë tash e disa vite se nuk do ta transferojmë, prandaj është gënjeshtër se do t’i bashkohet Napolit”, është shprehur De Laurentiis.

Angel Di Maria (Foto: Getty Images)

Ai ka folur edhe për mesfushorin Alberto Grassi, i cili konsiderohet tepricë te skuadra napolitane.

“Në lidhje me Grassin, kemi një ofertë shumë të mirë nga Spanja. Jemi duke e shqyrtuar zgjidhjen më të mirë për të, por ai nuk do të shkojë te Parma apo Cagliari, sepse askush prej tyre nuk mi ka ofruar 18 milionë euro, aq sa kërkoj unë”, ka theksuar presidenti i Napolit. /Telegrafi/