Please enter at least 3 characters.

De Jong pritet t'i bashkohet PSG-së në verë

2018/12/Frenkie-de-Jong.jpg
286:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - AUGUST 14: Frenkie de Jong of Ajax in action during the UEFA Champions League third round qualifying match between Ajax and Royal Standard de Liege at Johan Cruyff Arena on August 14, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Ajaxit, Frenkie de Jong është i vendosur të hedh poshtë një lëvizje në Manchester City apo Barcelona në favor të transferimit te Paris Saint-Germain.

De Jong ka qenë shumë i lidhur muajve të fundit me anglezët e Manchester Cityt, apo edhe me spanjollët e Barcelonës.

Por, pavarësisht ofertave dhe joshjes, De Jong thuhet se ai tani preferon një lëvizje në kryeqytetin francez.

Mesfushori i kualifikuar i Ajaxit dhe Holandës ka të ngjarë të bashkohet me PSG-në në verën e ardhshme.

Sipas mediumit The Telegraaf, De Jong do të transferohet në verë ne Etihad për shumën e 75 milionë eurove.

Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, ka vendosur një çmim prej 75 milionë euro për De Jong dhe besohet se PSG i ka thënë gjatë të enjtes se ata janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë.

Raporti i këtij mediumi gjithashtu thotë se Kylian Mbappe e ka sugjeruar PSG-në për të nënshkruar me De Jong pas ndeshjeve të fundit të Francës kundër Holandës.

Ndeshja mes dy kombëtareve të mëdha u luajtë në kuadër të Ligës së Kombeve, ku De Jong shkëlqeu në fitoren e Tulipanëve. /Telegrafi/