De Biasi mbështet Pacollin, kërkon takim me Januzajn
“Kam lexuar me kënaqësi lajmin e përpjekjes së mundshme të kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës në përpjekje për të angazhuar talentin Adnan Januzaj të veshë këmishë e kombëtares Kuq dhe Zi”, ka shkruar De Biasi.
Madje ish trajneri i shumë klubeve italiane ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhshme do të tendoj të takohet me babain e talentit të Manchester Unitedit, Abedin Januzajn.
Të hënën do të kërkoj direkt me babain e lojtarit një takim të drejtpërdrejtë. Kam dërguar mesazh në telefonin e tij celular të shkruara në gjuhën shqipe, angleze dhe franceze! Pyeta me edukatë në qoftë se unë mund të diskutoj me babain e tij mundësinë e Adnani të veshë këmishën e vendit të tij të origjinës. Çdo përpjekje e bërë për kauzën e ekipit tonë kombëtar do të pranohet edhe nga unë dhe nga të gjithë tifozët që duan një Shqipëri të fortë”, përfundon shkrimi i trajnerit italian.
Përveç ekipit kuqezi të interesuar për talentin kosovar janë edhe përfaqësuesja e Belgjikës dhe ajo e Anglisë. Por, Adnani së bashku e familjen e tij pritet ta thonë fjalën e fundit se cilat ngjyra do t’i mbrojnë. /Express/Telegrafi/


