Please enter at least 3 characters.

David Solomon zgjidhet shef i 'Goldman Sachs'

2018/07/david_solomon.jpg
488:"David Solomon, co-head of capital introductions for The Goldman Sachs Group Inc., speaks at the annual Milken Institute Global Conference in Beverly Hills, California, U.S., on Wednesday, May 4, 2011. The conference brings together hundreds of chief executive officers, senior government officials and leading figures in the global capital markets for discussions on today's most pressing social, political and economic challenges. Photographer: Jonathan Alcorn/Bloomberg via Getty Images
26:"Bloomberg via Getty Images

Banka më e madhe e investimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "Goldman Sachs", pritet që brenda kësaj jave të caktojë presidentin aktual David Solomon në rolin e shefit ekzekutiv, ku do të zëvendësonte Lloyd Blankfein, në një nga postet më të forta ekzekutive në Wall Street.

Solomon konsiderohej si pasardhësi i Blakfeinit që kur u caktua presidenti në muajin mars të këtij viti, por lajmërimi formal nuk pritej të fuqizohet deri në vjeshtë.

"Goldman Sachs" po has probleme me njësinë e tregtimit të derivativëve [sigurim financiar me një vlerë që mbështetet ose rrjedh nga një aktiv ose grup aktivesh bazë] që ka rezultuar shumë më pak përfituese krahasuar me periudhën përpara krizës dhe për të mbuluar këtë hendek, banka është përqendruar te huadhënia drejt konsumatorëve, përcjell Telegrafi.

Solomon është bankier i vjetër i investimeve dhe ka menaxhuar njësinë e tregtimit të obligacioneve mbeturinë [instrumente me të ardhura fikse dhe quhen kështu për shkak të rrezikut të tyre më të lartë të parazgjedhur në lidhje me bonot e investimeve] te banka "Bear Stearns". Ai iu bashkua "Goldman Sachs" në vitin 1999 dhe më vonë u bë shef i investimeve, ku këtë post e mbajti për më shumë se një dekadë përpara se të bëhej president i bankës.

Bashkëpunimi për barazinë gjinore te punëtorët dhe koordinimi i njësive të ndryshme që i shërbejnë klientëve të njëjtë, janë ndër prioritetet që ai ka bërë të ditur para së të bëhët shef ekzekutiv. /Telegrafi/