Please enter at least 3 characters.

David Luiz: Po të qëndronte Conte, do të largohesha nga Chelsea

2018/08/DavidLuiz-2.jpg
257:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 05: David Luiz of Chelsea looks dejected following his side's defeat during the FA Community Shield between Manchester City and Chelsea at Wembley Stadium on August 5, 2018 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

David Luiz është një tjetër futbollist i Chelseat që ka deklaruar se vendosi të qëndronte në Stamford Bridge vetëm pas largimit të Antonio Contes.

Pas deklaratave të Willian, edhe bashkëkombësi i tij ka thënë se po të mos shkarkohej strategu italian, qendërmbrojtësi do të largohej nga Blutë.

David Luiz (Foto: Getty Images)

Në edicionin e kaluar, Luiz kishte pasur mosmarrëveshje me Conten, prandaj nuk ka dashur të vazhdojë të luajë nën urdhrat e tij.

"Po të kishte mbetur i njëjti trajner, natyrisht se të gjithë e dinë se unë do të kisha ndërruar klub".

"Tash jam këtu dhe jam i lumtur", ka deklaruar mbrojtësi në një prononcim për Sky Sports.

David Luiz (Foto: Getty Images)

31-vjeçari ishte në formacionin e Maurizio Sarrit në fitoren prej 2-1 në udhëtim te Neëcastle United.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që David Luiz është kthyer te Chelsea (nga viti 2016). Për herë të parë kishte luajtur gjatë viteve 2011–2014 duke arritur ta fitojë Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/