Dauti: Tendenca për futjen e religjionit në shqiptarizëm është tendencë për zhbërjen e idesë së kombit shqiptar
Studiuesi Daut Dauti, në profilin e tij në Facebook, shkruan preferimi i njërit religjion ndaj tjetrit ose vetëm denigrimi i njërit religjion apo pjesëtarëve të tij, krijon probleme serioze për shqiptarizmën - kombin shqiptar. Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.“Disa fakte për nacionalizmin (kombin) shqiptarNacionalizmi shqiptar është ndërtuar, kryesisht, mbi elementin kulturor, historik dhe gjeografik. Gjuha është elementi kryesor mbi të cilën është ndërtuar nacionalizmi shqiptar. Ky nacionalizëm e përjashton tërësisht religjionin. Prandaj, është laik.Duhet patur parasysh se kombi shqiptar është krijuar gjatë luftës për themelimin, zhvillimin dhe njohjen (pranimin) e gjuhës shqipe.Ideologu apo babai i nacionalizmit shqiptar është Sami Frashëri, kurse vepra e tij 'Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet' (origjinali: Arnavutluk Ne idi, Nedir, Ne Olacak) është Manifesti i nacionalizmit (kombit, shqiptarizmës por edhe shtetit) shqiptar.Të gjithë rilindasit janë pajtuar me këtë Manifest.Një personalitet tjetër i rëndësishëm është Vaso Pasha i cili mund të merret edhe si 'zëdhënësi' i nacionalizmit shqiptar në botë gjatë shekullit XIX.Shkrimtarët klasik (Budi, Bogdani, etj) me veprat e tyre, eshë pse religjioze, kanë shënuar prezencën e etnisë shqiptare në këtë botë.Por, dy poetë janë për t'u konsideruar për hedhjen e bazës së nacionalizmit shqiptar. Ata janë Nezim Frakulla (1680-1760) dhe Nikollë Keta (1740-1803). Frakulla është poeti (intelektuali) i parë i cili e madhëron gjuhën shqipe dhe vehten pasi që shkruan në këtë gjuhë. Për Frakullën, gjuha është shumë e rëndësishme dhe kjo shkon në pajtim me definicionin e Koraisit i cili lajmërohet gati dy shekuj më vonë. Një gjysmë shekulli (ndoshta edhe më shumë) pas Frakullës, të njëjtë gjë e bënë edhe Nikollë Keta. Askush si këta dy nuk e ka madhëruar gjuhën shqipe.Më poshtë janë disa pjesë të poezive të Frakullës dhe Ketës.Nezim Frakulla:Divan kush pat folurë shqip? Ajan e bëri Nezimi, Kjo gjuhë qe bërë harap Me qeder, me shumë hixhap.Ju Nezimit ej ehiba I bëni shumë dua Fola në shqip këtë eda U zbukurua lisani.(Abdullah Hamiti, Nezim Frakulla dhe divani i tij shqip, f. 139-141)Nikollë Keta:Farie së ndeerme në Kuntisë u bii Kolë Ketta, vllastar i t'arbrit dhee, Shkoi në Palermë praa tek a Arbrit shpii, ç'e reshti, si zogu rep në folee.Si zok i sbjerrë praa t'di krahët çoi Në Palermë e n'Kuntisë, po ktei e atei Ndeern'e Arbereshet të gjithë gramët kërkoi.Si krymp mundafshi gjith e svis vetëhei E ktë vistar tuar, kjëndisi e shkroi, Se të kjosëj gjithë Arbrin ndjeer përtei.(Robert Elsie, Albanian Literature: A short history , f. 46-47)Përfundim:Që nga lajmërimi i tij (fillimi i shekullit XIX) nacionalizmi shqiptar është kryesisht gjuha shqipe dhe aspak religjioni i cili, në rastin e shqiptarëve, nuk krijon kohezion pasi që i mungon elementi ngjitës. Tendenca për futjen e religjionit në shqiptarizëm është tendencë për zhbërjen e idesë së kombit shqiptar. Preferimi i njërit religjion ndaj tjetrit ose vetëm denigrimi i njërit religjion apo pjesëtarëve të tij, krijon probleme serioze për shqiptarizmën apo kombin shqiptar.Me fjalë tjera, sa herë që dikush, në emër të kombit shqiptar, denigron njërin religjion apo pjesëtarët e tij, duhet ta ketë parasysh se është tu ba bërllog t'madh (pa marrë parasysh nëse kjo bëhet me apo pa vetëdije)”, ka shkruar Dauti. /Telegrafi/


