Please enter at least 3 characters.

Dardani e vlerëson çmimin MVP, por e do kupën e BIBL

2016/01/dardani-e-vler-euml-son-ccedil-mimin-mvp-por-e-do-kup-euml-n-e-bibl_hd.jpg

“Faleminderit shokëve të ekipit për ndihmën e tyre në rrugëtimin tim drejt shpalljes së MVP-së së Ligës Ballkanike 2014/2015”.

“Unë e vlerësoj shumë këtë çmim, por më shumë se ky çmim e dua dhe vlerësoj kupën e Ligës Ballkanike.

“Besoj qe të mërkurën do të kthehem me titullin e kampionit”, ka dhënë Dardani duke i falënderuar Plisat për përkrahjen masive.

Para ndeshjes së parë finale ndaj Rilskit, Berisha kishte zhvilluar 13 ndeshje me mesatare 26.2 pikë, 5.5 asistime dhe 4.3 kërcime për ndeshje. Konkurrenti më i afërt i tij ishte bashkëlojtari Edin Bavcic. /Telegrafi/