Dardanët me komunikatë pas situatës së krijuar: Ëndrra jonë vazhdon, mos na e ndërpritni
Zhvillimet e fundit në sportin kosovar i kanë shqetësuar mbështetësit kryesorë të Përfaqësues së Kosovës, Dardanët.
Madje në mediat e Maqedonisë së Veriut ka pasur raportime se Kosova të pezullohet nga UEFA pas zhvillimeve të fundit, pasi siç është thënë: “Sipas disa burimeve Kosova rrezikon pezullim prej dy deri në pesë vite, pasi persona të lidhur me politikën krijojnë amulli, duke tentuar të ndërhyjnë direkt në Federatën e futbollit të Kosovës”.
Në ndërkohë, kanë reaguar Dardanët, të cilët kërkojnë zbutjen e tensioneve dhe të mos ketë ndërhyrje politike në FFK.
Më poshtë është komunikata e plotë:
Në këto momente të paqarta dhe brengosëse për futbollin e Kosovës, ne ‘Dardanët’, tifozët e Kosovës, kërkojmë nga gjithë vendimmarrësit dhe faktorët relevantë në këtë situatë të krijuar:Që interesi i shtetit të Kosovës dhe futbollit të saj të jetë primar dhe mbi interesat individualë; që çdo mosmarrëveshje të zgjidhet pa tensione dhe të mos e dëmtojë marrëdhënien e FFK-së me UEFA-n; që të mos ketë ndërhyrje politike në FFK, jo vetëm sot, por asnjëherë.Paradoksalisht, në vend se të jemi të fokusuar në ndeshjet e radhës të 'Play-off-it', ne dhe gjithë opinioni publik futbolldashës jemi në ethe të ngjarjeve rreth FFK.Bëjmë apel të gjithëve për ftohje të tensioneve që mund të rrezikojnë pjesëmarrjen tonë eventuale në 'Euro 2020'.Ne, tifozët e Kosovës, nuk mbështesim asnjëherë individë të caktuar, por futbollin e Kosovës.Ne, tifozët e Kosovës, gjithmonë do të përkrahim strukturat legale në FFK, andaj e përkrahim kryetarin aktual të FFK-së, Agim Ademi.Ëndrra jonë vazhdon, mos na e ndërpritni.


