Dardan Berisha konfirmon largimin nga KB Peja
11/08/2022
Basketbollisti i njohur, Dardan Berisha ka konfirmuar se ka ndarë rrugët me klubin Peja.
Njëri nga më të mirët në histori të basketbollit shqiptar, Berisha nuk do të luajë më për klubin e vendlindjes.
Është vet Dardan Berisha, i cili ka konfirmuar se nga ky vit nuk do të jetë lojtarë i Pejës, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë për kohën e kaluar.


