Please enter at least 3 characters.

Danimarka dhe Grenlanda i sugjerojnë shefit të aleancës misionin e NATO-s në Arktik

Danimarka dhe Grenlanda kanë diskutuar mundësinë e të paturit të një misioni të NATO-s në Grenlandë dhe Arktik, thotë ministri i Mbrojtjes i Kopenhagës.

Troels Lund Poulsen i bëri komentet e tij pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe Vivian Motzfeldt, ministren e Jashtme të Grenlandës, në Bruksel.

"Ne e kemi propozuar këtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s gjithashtu e ka marrë parasysh këtë dhe besoj se tani shpresojmë të krijojmë një kornizë se si mund të arrihet kjo", shtoi ai.

"Kjo është gjithashtu në përputhje me atë që kemi diskutuar me qeverinë e Grenlandës", theksoi ndër tjera, transmeton Telegrafi.

Trump thotë se shqetësimet e sigurisë amerikane dhe globale janë çelësi i dëshirës së tij për të marrë kontrollin e Grenlandës, duke sugjeruar se Rusia dhe Kina mund të marrin kontrollin e Arktikut nëse Uashingtoni nuk e bën. /Telegrafi/