Please enter at least 3 characters.

Dalin pamjet e anijes luftarake amerikane në Portin e Durrësit, Peleshi: Vizitë e rëndësishme për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

2022/05/DDG-109-USS-Jason-Dunham-photo-002.jpg

Anija amerikane USS Jason Dunham (DDG - 109), me 350 personel ushtarak gjendet në portin e Durrësit dhe do të qëndrojë në Shqipëri deri më 1 qershor, ka njoftuar Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Peleshi ka publikuar pamjet e destrojerit amerikan në një postim në Facebook.

"Kjo vizitë e rëndësishme në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA i shërben forcimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona", ka shtuar Peleshi. /Telegrafi/