Please enter at least 3 characters.

“Dale” e Butrintit, Kidës dhe Ledrit në ‘Trending’ në shumë vende të botës

2021/07/202361923_538883464192237_8271548218520456681_n-e1626095865707.jpg

Ka pak ditë që është publikuar në treg por për këtë kohë ka arritur të pëlqehet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për “Dale” - këngën e re të Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës, që është shndërruar në hit të kësaj kohe.

Projekti, i lansuar më 3 korrik, deri më tani ka grumbulluar mbi 12 milionë klikime në platformën YouTube.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Madje është bërë ‘trend’ në Shqipëri duke zënë vendin e parë e po të njëjtin edhe në Zvicër.

Kënga ka zënë vendin e dytë në Suedi, të tretin në Maqedoni e të katërtin në Gjermani.

Projekti gjithashtu po dëgjohet edhe në Greqi, Itali, Norvegji, Slloveni, Finlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është bashkëpunimi i parë i tre artistëve që ka marrë vëmendje të madhe që nga publikimi. /Telegrafi/